Besimtarët e besimit ortodoks dhe katolikë festojnë Krishtlindjen, ditën e lindjes së Zotit Jezus Krisht. Mesazhi i hapjes dhe ndryshimit të zemrave u përcoll tek besimtarët e krishterë në meshën e shenjtë të Krishtlindjeve të mbajtur mbrëmë në kishën e Shën Palit e Pjetrit dhe sot në kishën e Shën Gjergjit dhe Shën e Premtes në Lushnjë.
Përvec qytetarëve kishat u vizituan për të shprehur urimet e tyre edhe nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetë të Lushnjës dhe përfaqësuesit e besimeve të krishtera.
Stafi i TV 4 plus uron besimtarët e krishterë Gëzuar Krishtlindjen!
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”MUN0m_4w2yo”]
