Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e shkollës së mesme” Mustafa Hoxha” në Cakran, kanë folur edhe familjarët e autorit të dyshuar i cili tashmë është arrestuar dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” . Në një rrëfim prekës gjyshja 92- vjecare e autorit tregon se adoleshenti vuan nga probleme të shëndetit mendor që në moshë të hershme, madje ai kishte pirë dhe ilace , por më pas i kishte ndërprerë.

Familja e autorit në Hambar të Cakranit , vuan jo vetëm nga problemet sociale, por edhe ato ekonomike. Vite më parë prindërit e autorit janë divorcuar, dhe për familjen kujdesej i ati , i cili sakrifikon cdo ditë për të gjetur punë té ndryshme për të siguruar jetesën e përditshme. Ai mëngjesin e sotëm , ka vizituar edhe adoleshentin e plagosur i cili ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku ka kërkuar falje për ngjarjen e rëndë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *