Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Në këtë Ditë të Bajramit të Madh, urojmë që paqja, harmonia dhe mirësia të mbushin zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ndodhen, në Shqipëri dhe diasporë. Bajrami nuk është vetëm një festë, por një ndjenjë tek e cila urimet e përzemërta zëvendësojnë heshtjet dhe falja bëhet forcë”, thuhet në urimin e MEPJ-së.
MEPJ ndalet edhe te harmonia fetare në Shqipëri si një vlerë e patjetërsueshme.
“Shqipëria i ka mësuar botës diçka të rrallë: se si njerëzit e feve dhe traditave të ndryshme mund të ulen bashkë, të ndajnë bukën, të gëzohen njëri për tjetrin. Kjo nuk është rastësi, është trashëgimi. Është krenari”, thuhet në këtë mesazh urimi.
Ndaj në këtë ditë të shenjtë, MEPJ kujton se “çdo buzëqeshje që japim është një dhuratë, çdo fjalë e mirë një urë dhe çdo falje një fillim i ri”.
