MEKSIKË- Kryetarja e një fshati në shtetin jugor meksikan të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash të dielën, pasi katër persona të armatosur sulmuan zyrën e saj në bashki. Raportohet se nga të shtënat u vra edhe një këshilltar.
Kryetarja e bashkisë Lilia Garcia u vra herët të dielën në komunitetin e San Mateo Pina. Katër sulmues që udhëtonin me skuterë, hynë në bashki dhe e vranë Garcian duke hyrë me forcë në zyrën e saj, ku ndodhej edhe viktima e dytë këshilltari i qytetit Eli Garcia.
Dy këshilltarë të tjerë u plagosën, sipas policisë. Sulmet ndaj zyrtarëve publikë, zyrtarëve të zgjedhur dhe politikanëve janë alarmante të zakonshme në Meksikë. Ato kryhen kryesisht nga bandat e krimit të organizuar që kërkojnë të eliminojnë njerëzit që i perceptojnë si armiq të tyre ose që refuzojnë të pranojnë ryshfete.