Informacionet e shpejta nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Fierit, bën të mundur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier: vënien në pranga të shtetasit M. S., 31 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 33 vjeç, pasi në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Gjithashtu, 31-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar.
Gjithashtu edhe vënien në pranga të shtetasit R. L., 29 vjeç, banues në Fier, pasi kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”eigqK_2Vta0″]
