Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” arreston në flagrancë 45-vjeçarin në Lushnjë. specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndërhynë në një tjetër lokal të përshtatur për lojërave të fatit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit,
Në ambientet e lokalit në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë pronarin, shtetasin L. C., 45 vjeç, banues në këtë fshat, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter që shërbente për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
