Megaoperacioni “Tempulli” vazhdon të evidentojë dhe të godasë rastet e shitjes së lëndëve narkitike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi kanë siguruar informacion se 4 shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
U kapën dhe u arrestuan në flagrancë në lagjen “Apollonia”, shtetasit M. S., 33 vjeç, E. Z., 39 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, dhe M. Ç., 41 vjeç, të katërt banues në Fier .
Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qëndër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.
Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”BT_jwgD1OII”]
