Qendra e emigrantëve që do të hapet në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes me Italinë, nuk do të hapet më 20 maj, shkruajnë mediat, italiane, ashtu siç ishte planifikuar.

Sipas ANSA, kompania italiane që punon në kantieret e Shëngjinit dhe Gjader, nuk ka përfunduar ende ndërtimin e strukturave.

“Jo më vonë se data 20 maj 2024”, ka qenë njoftimi që u bë marsin e kaluar nga prefektura e Romës, për pritjen e emigrantëve dhe vendosjen në funksion të kampeve.

Nisja duhet të konfirmohej nga Ministria e Brendshme, shkruan media, ndërkohë kontratën për menaxhimin e objekteve për 24 muaj e ka fituar kooperativa Medihospes me një ofertë prej 133.8 milionë euro.

Kampet ndërtohen nga qeveria italiane në bazë të marrëveshjes me qeverinë tonë për strehimin e përkohshëm të emigrantëve që aplikojnë për azil. Punimet po ecin me ndërkohë, ndërsa gjithashtu thuhet se pritet të zgjasin deri në nëntor.

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona. Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *