Me rastin e 112 – vjetorit të Policisë së Shtetit Shqiptar , në ambientet e komisariatit të policisë Fier , është zhvilluar një ceremoni në shenjë nderimi, mirenjohje dhe respekti për të gjithë punonjësit e ish – punonjësit e policisë , të cilët kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në ndihmë të komunutetit. Në këtë ceremoni moreën pjesë kryetarë të bashkive të qarkut, prefekti Arben Cuko , deputetë. ish – pjesetarë ndër vite të uniformave blu , por edhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

 Drejtori i Drejtorisë vendore të Policisë së  Qarkut , Skënder Hitaj , në fjalën përshëndetëse ,  e ka cilesuar këtë ditë, 13 Janarin si një ditë shumë të rëndësishme për policinë e shtetit , ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal në luftën kundër krimit.

Vleresime kanë ardhur në këtë ceremoni edhe nga prefekti Cuko i cili  në fjalën e tij është shprehur se Shqipëria Europiane tashmë nuk është vetëm një ëndërr , por ambicie , që sigurohet ndër të tjerash nga lufta kundër krimit, korrupsionit, dhe garantimit të mbrojtjes së jetëve të qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *