Një grua ka kallëzuar në polici ish-burrin e saj për përndjekje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Bërdicë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e përndjek dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke iu afruar banesës së prindërve të saj.”, citohet në sqarimin e Policisë.