Një tjetër rast neglizhence institucionale ka dalë në dritë në Frrakullën e Vogël, një njësi administrative në bashkinë e Fierit.
Banorët e zonës janë detyruar të marrin situatën në duart e tyre, duke pastruar vetë pusetat e kanalizimeve për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet vendore.
Në një denoncim të dërguar JOQ, qytetarët shprehen të zhgënjyer nga mosreagimi i Bashkisë Fier, pavarësisht ankesave të përsëritura.
Ata tregojnë se gjendja e kanalizimeve është përkeqësuar prej kohësh, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin publik, sidomos gjatë ditëve me reshje, kur uji i ndotur del në sipërfaqe dhe përhap aromë të rëndë në zonë.
“Frrakull e vogël qytetaret e marrin punën përsipër vetë. Frrakull e Vogël bashkia Fier kemi bërë ankesa disa herë por jemi lodhur nga heshtja, kjo është gjendja e pusetave të kanalizimeve”.
