Në të dy KZAZ e Lushnjës është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit. Në KZAZ 56 ku përfshihet qyteti dhe rrethinat numërimi i 64 kutive ka përfunduar rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa në KZAZ 55 ku përfshihen njësitë administrative të bashkisë Lushnje numërimi ka përfunduar rreth orës 6 të mëngjesit. Në KZAZ 56 rezultati ka qenë:

PD ASHM 5057

PS 10861

Shqipëria Bëhet 615

Mundësia 458

PSD 58.

Në këtë KZAZ në 64 qëndrat e votimit votuan 17970 votues nga 43090 në lista dhe 498 vota dolën të pavlefshme.

Në KZAZ 55 kanë votuar 24890 votues në 92 qëndra votimi me këto rezultate:

Pd 5282

PS 15730

Sh.b 1206

M. 446

Të pavlefshme kanë dalë 1091 vota.

Kështu,në këto zgjedhje për parlamentin e ri, në bashkinë Lushnjë në total kanë votuar 43085 votues nga 99.753 votues me pjesëmarrje rreth 43% në votime.

Pritet që sot të nisë dhe numërimi i votave preferenciale apo votave të kandidatëve nga ana e KZAZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds