Sot nxënësit e klasave të 9-ta rreth 594 të bashkisë Lushnjë zhvilluan provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe gjuhët e huaja që u dhanë si provim i detyruar  ishin: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht.

Gjithashtu, nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen edhe në lëndën gjuhë e huaj.

Ndërsa, nxënësit me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollat e zakonshme i zhvillojnë provimet kombëtare të arsimit  bazë, sipas përcaktimeve në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë.

Provimi  zgjati rreth 2 orë e 30 minuta dhe nxënësit u paraqitën një orë para tij në 8 qendra e  testimit, në shkollat  “4 Dëshmorët”, “Foto Puka”,  “Skënder Libohova”,  “Kongresi i Lushnjës”, Fiershegan, SHMB Kolonjë, Dushk dhe Krutje e Sipërme.

Ndërkohë sot rreth 28 mijë nxënës në vend iu nënshtruan provimit të gjuhës së huaj në 340 qendra që u administruan dhe u monitoruan nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

Brenda muajit qershor nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan provimeve kombëtare në gjuhë shqipe, 19 qershor, matematikë, 25 qershor dhe sot gjuhë e huaj, 30 qershor.

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds