Kampionati i Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të bashkisë Lushnjë i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, në bashkëpunim me Zyrën vendore të Arsimit Paraunirsitar dhe mbështetur nga bashkia u mbyll me sukses.
Kjo garë që u zhvillua në sallën e shahut të ngritur në ambientet e QKF-së solli emocione, rivalitet sportiv mes fëmijëve dhe nxiti pasionin për lojën shahut e cila tashmë është pjesë e rregullt e kurseve pranë kësaj qendre.
Vendin e parë nga djemtë e fituan Klejton Daja nxënës i shkollës “Skënder Libihova” dhe Gabriel Boçi “Kongresi i Lushnjës”.
Nga vajzat vendin e parë e fituan Amaris Lufta dhe Galatea Bejko nxënëse të shkollës “Skënder Libohova”.
Organizatorët uruan kampionët për suksesin dhe i inkurajuan të vijojnë rrugën e sportit të mendjes. Albitri i kampionatit Meti Hazizi vlerëson punën e mirë që është bërë me fëmijët nga QKF-ja në drejtim të shahut.
