Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Forcat Shqiponja kanë zbritur në terren dhe po ushtrojnë kontrolle në qytetin e Fierit

Kontrolli është ushtruar kryesisht në këto zona; Sheq, tek QTU, tek Parku, por edhe në qendër të qytetit.

Kontrolle të imtësishme nga forcat e policisë janë ushtruar në automjetet luksoze, automjetet me xhama të veshur me qëllim zbulimin e personave në kërkim, personave që mund të kenë armë zjarri apo personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, të cilët kërkohen  jo vetëm nga policia e drejtësisë shqiptare, por edhe nga drejtësia e shteteve të huaja apo nga Interpoli.

Pritet dalja e njoftimit për shtyp e Drejtorisë së Policisë për të nxjerrë rezultatet e punës së këtij operacioni  policor i forcave operacionale.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”E9pyejSWj28″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *