Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me betimin e 4 deputetëve demokratë që nuk ishin të pranishëm seancën e kaluar. Deputetët që u betuan sot janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu, Oerd Bykylbashi dhe Jozefina Topalli. Në seancë janë zgjedhur dhe nënkryetarët e Kuvendit që janë Klodiana Spahiu nga maxhoranca dhe Agron Gjekmarkaj nga Opozita. Anëtarët në Këshillin e Mandateve nga Partia Socialiste janë pjesë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë ndërsa nga PD-ja Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli  zv/anëtarë. Ndërsa anëtarët në Këshillin për Legjislacionin nga Partia Socialiste janë zgjedhur Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici, Erion Malaj, Aulona Bylykbashi, Ani Dyrmishi zv/anëtarë dhe Erjona Ismaili zv/anëtarë, nga Partia Demokratike janë Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli, Bledi Himçi, Oerd Bylykbashi zv/anëtarë dhe Gazment Bardhi zv/anëtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds