Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ashtu siç njoftoi dhe Kuvendi, mbledhja nisi në orën 12:00, ku do të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt. E pranishme në mbledhje nga opozita është vetëm, Jorida Tabaku.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera. Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. I duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi!”, tha Tabaku.

NJOFTIMI I KUVENDIT

– Shqyrtimi i draftprogramit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 – 23 shkurt 2024

– Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 – 2 shkurt 2024

– Shqyrtimi i draftkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e
pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

– Miratimi i Draftplanit të Veprimit për adresimin e rekomandimeve për Kuvendin në raportin e Komisionit Europian për shqyrtimin analitik për Grup – Kapitujt e Parë, Cluster 1 (Themelorët).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *