Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së sotme, PS-ja ka vendosur që puna në Komisionet për Reformat Territoriale dhe Zgjedhore do të vazhdohet edhe nëse PD-ja tërhiqet. Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit të PS-së, është theksuar se puna në këto komisione do të vazhdojë me të njejtat ritme dhe me axhendën që është paracaktuar. Në mbledhje janë zbardhur dhe porositë që Rama u ka dhënë deputetëve socialistë, në lidhje me aktivitetin e tyre në zonat ku janë zgjedhur. Kryeministri ka deklaruar se deputetët duhet të jenë në takime aktive me elektoratin dhe u ka kërkuar atyre të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e Bashkimit Evropian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *