Në Shëngjin të Lezhës Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim dy ditor kabinetin qeveritar. Në takimi marin pjesë ministrat e kabinetit qeveritar, përfshirë dhe ministrin e sapozgjedhur në krye të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zëvendësministra, 9 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 6 drejtuesit politikë të qarqeve dhe drejtorë të disa institucioneve. Në këtë takim dyditor do të bëhet bilancin e punës dhe do të shënohen objektivat qeverisëse për vitin 2024. Takimi nisi me fjalën e kryeministrit Rama, ku tematikë kryesore janë sfidat e vitit 2024. Më pas ka folur kryetari grupit parlamentar Bledi Çuçi, ku ka theksuar rëndësinë e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ka folur edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi.
Agjenda e ditës së parë të mbledhjes së ministrave, vijon me prezantime mbi administratën publike, inovacionin, shërbimet dhe projektin pilot të regjistrimit të tokës. Ndërkohë pas ores 16 e 30 vijon debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023, objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pas retreat-it. Ky takim do të vijojë dhe gjatë ditës së nesërme , ku do të prezantohen konkluzione të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit.
