Mbledhja e Këshillit Bashkiak u mbajt sot në sallën e Këshillit Bashkiak. Pikat e rendit të ditës u miratuan me unanimitet të plotë, por diskutimet u zhvilluan më shumë rreth disa pikave si miratimi bazuar në Vkm i regjistrimit të truallit ku mbas viteve ‘92 janë ndërtuar shtëpi të cilat janë regjistruar pa regjistruar truallin. Bedri Hida Drejtor Juridik në bashki sqaroi procedurën që do ndiqet.
Diskutimet vazhduan me dhënien e shpërblimit për karateisten e re që fitoi Medaljen e Artë në Ligën Botërore të Karatesë Amanda Dedej, ku u shpreh mendimi që shpërblimi duhet të ishte më i lartë se 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu u kërkua që bashkia t’u ofrojë kushte më të mira sportistëve që të zhvilloheshin sportet e forcës.
Blerja e një mjeti zjarrfikës të ri 6 milion lekë shumë e nevojshme për emergjencat nga zjarret u miratua në këtë mbledhje.