Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2025 u zhvillua me debate mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës për buxhetin 2026 e programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe heqjen e tutullit “Qytetar Nderi” Gjergj Velos që iu dha nga bashkia e Lushnjës.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës Klement Çela bëri propozimin për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Gjergj Velos në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Ky propozim u kundërshtua nga Kryetari i grupit të PS Ergest Krakulli, por vetë Krakulli u kundërshtua nga disa prej këshilltarët të tjerë socialistë të cilët ishin dakord me heqjen e titullit. Pas debateve të grupeve të PS dhe opozitës u miratua me 23 vota pro heqja e titullit “Qytetar Nderi” Gjergj Velos.
Mbledhja vazhdoi me diskutimin e buxhetin 2026 e buxhetin afatmesëm 2026-2028 që e prezantoi Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.
Këshilltarët e opozitës e kundërshtuan me argumentin se buxheti nuk shkon për investime në shërbim të qytetarëve, por për shpenzime të tjera. Megjithë kundërshtimet e opozitës buxheti u miratua me votat e këshilltarëve të pozitës.
Edhe pikat e tjera të rendit të ditës u miratuan të gjitha.
