Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak u miratuan disa vendime të rëndësishme për qytetarët, si ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë, apo bonuset e qirasë, privatizimet e disa banesave.
Dy pikat që u debatuan ishin: e para vendimi për emërtimin e rrugës”Kongresi Arsimor Lushnjë” në lagjen “Çlirimi” që u miratua. Kërkesa për emërtimin e rrugës së re që është pranë përroit, pas Drejtorisë së Policisë ka ardhur nga Drejtori i Muzeut Historik Niko Ferro. Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese që u vlerësua nga këshilltarët e opozitës dhe pozitës si inisiativë pozitive për datat dhe ngjarjet historike, Kryetari i grupit të opozitës Klement Çela u ndal tek problemet shqetësuese që sjell përroi për qytetarët me investimin madhështor, por me punime të dobëta.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa e pranoi këtë fakt dhe deklaroi që nuk e ka marë në dorëzim për shkak të punimeve të dobëta përroin që vazhdon të rrjedhë mes qytetit duke përhapur sëmundje, erë të keqe dhe duke prishur anën estetike të tij.
Pika tjetër ishte vendimi për përdorimin e fondit rezervë për mbulimin e shpenzimeve për Klubin e Futbollit Lushnjë.
Shtesa në fond 5 milion lekë të reja nuk u miratua nga mungesa e këshilltarëve të PS, ndërkohë që edhe opozita kishte mungesë të numrit të këshilltarëve por ata ishin kundër këtij vendimi sic e argumenton Kryetari i grupit të djathtë Çela.
