Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak sipas pikave të rendit të ditës që u miratuan më shumicë votash.
Që në nisje të mbledhjes Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa foli për miratimin e auditit për dy SHA-të për vitin 2024, Tregu i Fruta Perimeve dhe Klubi i Futbollit Lushnjë. Ajo kujtoi që procedura për privatizimin e klubit është hedhur dy herë, por nuk ka patur oferta, kështu që do vazhdoj me fazën e tretë në qershor.
Më pas diskutimet u përqendruan tek dy pika të rendit të ditës:
Miratimi i prishjes së objektit ekzistues, “Shkolla e Mesme” fshati Hyzgjokaj dhe ndërtimi me të njëjtin emër “Shkollë e Mesme” në të njëjtin vend. Përmirësimi i infrastukturës në zona informale që janë në proces legalizimi si dhe në zona banimi me mungesë shërbimesh lagjja “Gafurr Muço”.