Perimet e fermerëve shqiptarë sërisht gjenden me mbetje tej normave të lejuara nga Bashkimi europian. Një ngarkesë prej 8216 kilogramë spec i kuq djegës është bllokuar dhe është duke u kthyer në Shqipëri. Preparatet e përdorura për luftimin e insekteve në kulturën e specit të kuq djegës janë të lejuara dhe shiten në çdo farmaci bujqësore. Nga analizat e kryera në doganën kroate, hyrjen e bashkimit europian, ka rezultuar se specat e kuq djegës nga Shqipëria kanë patur mbetje tej normave të preparateve: Flonicamyd, Clorfenapyr, Tebufenpyrad.
Specat e eksportuara nga një pikë grumbullimi në Divjakë janë me origjinë nga qarku i Elbasanit konkretisht në zonën e Mollasit dhe Cërrikut, e konfirmuar nga AKU qarku Fier. Sipas AKU qarku Fier, është kryer kontrolli në pikën e grumbullimit të cilën nuk e bëjnë publike dhe nuk është gjetur produkt tjetër në magazinë veç atij të eksportuar. Sipas burimeve edhe Drejtoria e Bujqësisë Elbasan ka nisur kontrolle dhe analiza në parcelat e fermerëve nga ku është eksportuar prodhimi.
Edhe një herë tjetër del në pah mosrespektimi i afateve teknike të përdorimit të preparateve që përdoren për luftimin e insekteve në Peru e të cilat kanë afat kohor prej 15 apo shumë ditësh nga data e trajtimit dhe më pas duhen hedhur ne treg, pasi kështu humbasin gjurmët e preparatit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit.