Në një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm përgjegjësi e SPAK-ut, por një detyrë që duhet të përfshijë të gjitha institucionet dhe vetë shoqërinë.
Para pedagogëve dhe studentëve, Dumani pranoi se gjatë këtyre viteve janë hasur sfida dhe problematika, por shtoi se bilanci i punës është i prekshëm dhe i matshëm.
Ai nënvizoi se SPAK ka ngritur akuza ndaj personave me peshë të rëndësishme politike, kryetarë bashkish, deputetë dhe deri te ministra. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se për rreth 50% të personave ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, gjykatat kanë dhënë tashmë vendime.
