Skema e re kombëtare për fermerët është qesharake, nuk inkurajon aspak përafrimin me standartet europiane dhe as na jep më shumë mundësi dhe akses. Kështu janë shprehur fermerët e fshatrave të njësisë administrative Levan në Fier. “ Asnjë skemë nuk ka rezultuar mbështetëse për fermerët deri më sot thotë Syrja Metushi . Nga kjo skemë nuk kanë përfituar fermerët që kanë realisht nevojë. Madje edhe heqjen e subvencionimit të naftës ia kërkuam vetë ministrit. Atë e përfitonin pronarët e tokave, ndërsa ne që ua marrim me qera dhe kutivojmë, nuk përfitojme asgjë. Edhe mbështetja me 12 mijë lekë për krerë lopë nuk është asgjë thotë ai. 700 euro e ka rajoni, 1200 Serbia, ndërsa nafta për fermerët , në Itali shitet me 70 cent, ndërkohë që këtu 230 lekë. Skema nuk mjafton për asgjë. Bagëtitë né Boçovë janë shitur. Na kërkojnë dhe analiza aflatoksine për qumështin. Na kërkojnë standarte si në BE për të na shfrytëzuar, por për të dhënë nuk na japin asgjë”
Ndëkohë fermeri Ismet Gega i cili kultivon me kutura të stinës 80 ha tokë të marrë me qera thotë se çmimi i lartë i naftës po e penalizon ndjeshëm” Përsa i përket skemës së re ku është hequr nafta pa akcizë, ne njohim skemën e vjetër thotë ai, dhe nuk dimë se çfarë do përfitojmë konkretisht nga e reja, por nëse do dalim pa interes , do marrim goditjen fatale”
As nuk kam përfituar asnjëherë subvencione në kuadër të skemës thotë fermeri Llesh Marku , i cili vetëm gjatë muajit të fundit ka shitur 15 krerë lopë ndërsa 20 ha tokë e marrë me qera ka mbetur djerrë. Ndoshta subvencionet i përfshijnë në buxhetin e shtetit, por nuk dihet ku përfundojnë thotë ai , teksa thekson se është i falimentuar me mbështetje zero nga skemat”
Skemat kombëtare nuk kanë përmbushur asnjëherë qëllimin për përfshirjen sa më të madhe të numrit të fermerëve , thonë ata njëzëri , teksa i konsiderojnë të dështuara pasi nuk kanë plotësuar asnjëherë pritshmëritë reale që kanë fermerët në terren.
