Mbërritja e fregatave “Kimon” dhe “Psara” në zonën e Qipros kanë rritur sigurinë jo vetëm për shtetin ishullor, por edhe për gjithë vendet e Ballkanit.

Pas publikimit të lajmit se dronët dhe raketat e Iranit mund të mbërrijnë deri në Shqipëri, burime të larta ushtarake greke njoftuan se kjo gjë tashmë është e pamundur të ndodhë, pasi pozicionimi i dy fregatave jashtë brigjeve qipriote ka bllokuar çdo lëvizje ushtarake drejtë brendësisë të Egjeut.

Burimet sqaruan se “Kimon” ka një rreze veprimi 500-600 km, ndërsa “Psara” 300 km.

Pra praktikisht asnjë dron nuk mund të kalojë drejtë bazave amerikane në Suda dhe portit ushtarak të Aleksandrupolit ne veri të Greqisë, dhe padyshim prej këtij aksioni do të jenë të sigurta të gjitha vendet e Ballkanit.

Më herët avionët F 16 të Greqisë ndaluan dy objekte fluturues të dyshuar si dronë që ishin nisur nga Libani në drejtim të Qipros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *