Vijon ‘përplasja’ në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage, për shifrat e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Pas intervistës ekskluzive të ligjvënësit britanik ditën e djeshme në Top Channel, ku këmbëngulte se shifrat e Kryeministrit Rama janë gabim, ky i fundit pretendon se shifra e vërtetë e shqiptarëve atje është 300,000 vetë.

Rama thotë se ‘shqiptarët atje janë arsimtarë, punëtorë ndërtimi, mjekë, infermierë, kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët, njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre, dhe jo mish për propagandën e një epoke të lodhur politike’.

Teksa e fton për të caktuar datën e takimit mes tyre me një foto AI, Rama thotë se shpreson se ‘me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh për ide, jo kundër njerëzve në frymën e traditës së madhe liberale britanike’.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:
“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di? Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim. Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë: “Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.” Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë arsimtarë, punëtorë ndërtimi, mjekë, infermierë, kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.
Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani; Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vendit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh. Jo më pak falë diversitetit të saj, qëndrueshmërisë dhe forcës multikulturore. Një shoqëri që vuan nga trauma politike nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, për viktima të rreme, apo mitologji në vend të realitetit.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh për ide, jo kundër njerëzve — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si i ftuar nderi në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për fantazitë e tua? Le ta caktojmë datën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds