Maturantët e shkollës jopublike “Nënshkruesi I Pavarësisë Nebi Sefa” festojnë sot mbylljen me sukses të ciklit të lartë parauniversitar. Ata kanë vendosur ta festojnë  mbylljen e vitit shkollor në një mënyrë të veçantë. Të veshur me uniformën karakteristike të maturantëve ata prezantohen nga mësueja e letërsisë Elsa Baka.

Mësuesja kujdestare Kristi Calladejfalenderoi dhe uroi nxënësit e saj.

Nxënës, mësues edhe prindër uruan maturantët në këtë ditë të rëndësishme për ta.

Drejtorja e shkollës Enkelejda Koçiu e emocionuar u kujtoi udhëtimin në këtë shkollë dhe arritjet e tyre mësimore.

Mësuesja Kujdestare shpërndan çertifikatat duke u uruar suksese në rrugën e jetës që fillon sot.

Më pas maturantët pasi përshëndetën shokët dhe mësuesit që I ndihmuan dhe I mbështetën gjatë këtyre viteve u ngjitën në ballkonin e shkollës, ku në mënyrë simbolike hodhën kapelet.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”PiN_4jt2CrQ&t=4s”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds