Maturantët i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhë Letërsisë.

Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Arsimit, janë 27 mijë maturantë që do të zhvillojnë provimet për të vijuar më pas me aplikimin për në sistemin universitar.

Publikohen në rrjetet sociale tezat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Reagoi edhe Ministria e Arsimit.

“Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë po kryhet sipas standardeve, nuk cenohet procesi. Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë. Publikimi i tezës së provimit të lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cenon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore. Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës. Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds