Për pak orë mbahet protesta e thirrur nga opozita, gjë që ka vënë në gatishmëri policinë në mënyrë që të sigurohet një mbarëvajtje e qetë e saj.

Në terren do të jenë 1100 efektivë, përfshirë ata të policisë, nga FNSH, nga Shqiponja, Garda dhe RENEA. Për monitorimin e protestës nga brenda do të përdoren edhe agjentë civilë.

Kujtojmë se në të gjithë Bulevardin janë vendosur kamera me rezolucion të lartë dhe Kryeministria me dyer të blinduara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *