15 makina elektrike dhe 22 furgonë, me një vlerë prej 1.5 milion stërlinash iu dorëzuan Drejtorisë së Burgjeve. Mjetet do të përdoren për lëvzjen e punonjësve të burgjeve dhe transportin e të burgosurve
Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, që mori pjesë në ceremoni, u shpreh se Britania e Madhe po mbështet Shqipërinë në reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve.
“Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e stafeve. Tani, Shqipëria është partneri ynë më i mirë ndërkombëtar”, tha ai.
Me këto mjete pritet të transportohet dhe “çunat e Londrës”, të cilët pas marrëveshjes me Britaninë, do ta bëjnë burgun në Shqipëri.
