Futbollisti i kombëtares shqiptare nga Lushnja që na ka bërë krenar Rei Manaj vizitoi sot futbollistët e ekipit të futbollit Lushnjë tek dhomat e zhveshjes në stadiumin “Roza Haxhiu” para fillimit të ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Lushnjës dhe Kukësit për kategorinë e parë në javën e 14-të. Manaj u uroi fitore futbollistëve lushnjarë.
Ditmar Bicaj trajneri i skuadrës së Lushnjës u shpreh se vizita e Rej Manaj është me këmbë të mbarë për fitoren e sotme.
Ekipi i Lushnjës dominoi ndeshjen me raste të shumta për gol, por pa e prekur rrjetën e kukësianëve duke u mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0.
Pas këtij rezultati ekipi i Lushnjës ndodhet në vendin e 10 me 13 pikë të grumbulluara.
