Familja Liçaj në fshatin Kremenar të bashkisë Mallakastër, jeton prej tre vitesh në një çadër në oborrin e banesës në kushte ekstrem të vështira.
44 – vjeçari Ermal Liçaj , për shkak të një dëmtimi në shtyllën kurrizore në kohën kur ishte ushtar, nuk mund të punojë duke mos mundur ti sigurojë familjes të ardhura
Më e vështirë situata është për bashkëshorten e tij Filen, për të cilën përditshmëria është një makth i vërtetë.
Stina e dimrit e bën edhe më të vështirë gjëndjen e tyre , teksa për shkak të stuhive jetesa në çadër bëhet e pamundur , duke i detyruar të strehohen në banesën e amortizuar me frikën se mund tu shëmbet mbi kokë.
Të ardhurat e vetme të çiftit janë shuma 4 mijë lekë , ndihmë ekonomike për fëmijën tre vjeçar dhe pensioni minimal i prindërve të moshuar të cilët përballen me sfida shëndetësore. I kontaktuar për këtë situatë , kryebashkiaku i Mallastrës Qerim Ismailaj ka pohuar se deri mẽ sot programet e financimit për strehimin kanë munguar, ndẽrsa zgjidhjes momentale të pagesës së qerasë për një periudhë një vjeçare nuk i janë përgjigjur pozitivisht, pasi kërkojnë riparimin e banesës.
