Tregtimi në anë të autostradës Levan- Tepelenë jo vetẽm i gjelave tẽ detit, por edhe i prodhimeve tẽ tjera bujqẽsore  që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës dhe fermerëve, ishte kthyer në një problematikë që kërkonte zgjidhje të shpejtë. Për këtë arsye bashkia Mallakastër ka çelur një treg provizor i cili do të qëndrojë i hapur deri në datën 28 dhjetor dhe ku dhjetra fermerë të zonës kanë ekspozuar prodhimet e tyre bio dhe mjaft cilẽsore.

Ndërkohë “Tregu i shpendëve dhe i vajit të ullirit” që në ditën  e parë u ka ardhur në ndihmë mbarështuesve të gjelave, të cilët kanë mundur të shesin një numër të konsiderueshëm.

I pranishëm ka qënë dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të bëhen pjesë e skemave të subvencionimit.

Ndërkohë fermerët kërkojnë ngritjen e pikave të grumbullimit, certifikimin e prodhimeve të zonës për të qënë më konkuruese në treg, ndalimin e prodhimeve të importit dhe t’i jepet fund tregut informal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *