E braktisur totalisht këtë fillim viti të ri shkollor shkolla 9-vjeçare e Drizarit në Mallakastër ka pritur vetëm tre nxënës né klasën e 4 – ërt dhe dy fëmijë në ciklin parashkollor.

Banorët kujtojnë me nostalgji kohën kur kjo shkollë gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, ndërsa sot shpopullimi masiv e ka kthyer këtë institucion arsimor në gërmadhë të harruar.

Dikur në këtë shkollë që daton që nga viti 1960  numëroheshin 400 nxënës , ndërsa pas viteve 2000 , filloi braktisja e fshatit thotë kryeplaku Avdi Salaj.

Një pjesë e mirë e fëmijëve të fshatit Drizar tashmë janë regjistuar në shkollën e bashkuar të Fratarit , i cili ndodhet 5 kilometra larg. Me këto ritme shkolla e Drizarit do shkojë drejt mbylljes thotë kryeplaku Salaj, pasi edhe kushtet në ambientet e kësaj shkolle janë tepër të vështira.

Mallakastra e ka nisur vitin e ri shkollor 2025- 2026 nën hijen e krizës demografike e cila po lë gjurmë të thella edhe në sistemin arsimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *