Viti i ri shkollor 2025- 2026 do ta gjejë shkollën 9- vjeçare “Rexhep Ahmet Haxhiaj” në Ngraçan të Mallakastrës me vetëm 7 nxënës.

Banorët tregojnë se për shkak të mungesës së investimeve kjo zonë me traditë arsimdashëse është braktisur masivisht. Një segment rrugor prej gati 2 kilometra , i amortizuar në të gjithë gjatësinë e tij , mungesa e ujit , por dhe e energjisë elektrike , janë disa nga mungesat e mëdha që ndikojnë negativisht në përditshmërinë e banorëve duke i detyruar të largohen. Nga 300 familje që numëroheshin dikur në fshat, sot kanë mbetur vetëm 63. Veçanérisht të moshuarit kujtojnë me nostalgji kohën kur Ngraçani gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, ndërsa shprehin keqardhjen që shkolla ka mbetur vetëm me 7 nxënës.

Ndërkohë kryeplaku Sabri Saliaj tregon se kjo shkollë është ndërtuar në kohën e Zogut dhe ka nxjerë emra të shquar, mes të cilëve regjizorin e njohur Mevlan Shanaj. Ngraçani është një zonë arsimdashëse thekson ai , dhe nuk ka familje të mos i ketë  ndjekur fëmijët me studime të larta.

Teksa për shkak të numrit të ulët të nxënësve mësimi zhvillohet në klasa kolektive, shumë prindër kanë zgjedhur ti dërgojë fëmijët në shkollat e Ballshit. Përballë kësaj situate ata kërkojnë më shumë vëmëndje nga instancat përgjegjése , në mënyrë që nga e etiketuar si “ djep i dijes” shkolla e tyre, të kthehet në “ gërmadhë e harruar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *