Një aksident ka ndodhur  në fshatin Rrëmbec të Maliqit.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se, një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë plagosur lehtë dy shtetas pasagjerë në mjet.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *