Një biznes (thertore) në Golem në pronësi të shtetasit A. K ka rënë pre e hajdutëve gjatë natës, të cilët vodhën kasafortën si dhe morën një nga furgonat e kompanisë. Gjatë largimit në nxitim makina që kryen vjedhjen ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues.

Burime nga Policia njoftuan se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Policia në vendngjarje kreu ekspertizën dhe dokumentoi provat. Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjatë kqyrjes së automjetit tip fugon, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pahapur, ndërsa mbi ngjarjen janë shoqëruar dy persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds