Tregu kryesor i shitjes me pakicë të fruta perimeve në Lushnjë është braktisur nga shumë tregtarë ambulantë. Nga një vëzhgim i bërë sot në treg, 50% e tezgave të shitjes janë bosh. Çmimet e larta si dhe rënia e fuqisë blerëse, janë dy ndër arsyet kryesore të braktisjes së tregut. Aktualisht një kilogram domate në treg shitej nga 160 deri në 200 lekë, një kg patate 80 lekë, kungull 150 lekë, sallatë 80 lekë, presh 80 lekë, mollë nga 100 deri 150 lekë, speci 250 deri në 300 lekë për kilogram.

Tregu i Lushnjës ku u investuan mbi 45 milionë lekë të reja vitin e kaluar e ka humbur funksionin për të cilin u ndërtua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *