Sot festohet Fitër Bajrami ose Bajrami i Madh në Bashkinë Lushnjë. Fitër Bajrami është festa më e rëndësishme e komunitetit musliman e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Pas sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, në mëngjes në orën 6:55 në sheshin para bashkisë qindra besimtarë falën namazin nën drejtimin e Imamit Alban Puka. Në mesazhin e urimit Myftiu i rrethit Lushnjë dhe Divjakë, Gramoz Blliku tha se duhet të ripërtërijmë urat e dashurisë me njëri-tjetrin dhe të jemi të dobishëm për njëri-tjetrin dhe vendin ku jetojmë.

Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se muslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, kështu solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë.

Fiter Bajramit është ditë gëzimi për familjet, lutjesh dhe adhurimi për të përhapur frymën e shpresës dhe dashamirësisë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”xeZp-yGLfKs”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds