Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” fitoi fazën e dytë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe që u zhvillua gjatë një jave mes 32 shkollave 9 vjeçare publike dhe jopublike të bashkisë Lushnjë. Juria e përbërë nga mësueset Blerina Hila, Zhaneta Këmbora dhe Erida Skënderi vlerësoi me çmimin fitues shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” me 90 pikë nga 100 të mundshme. Vendin e dytë e fitoi Shkolla “Skënder Libohova”, në vendin e tretë u rendit shkolla “Foto Puka”, në vendin e katërt shkolla “Dituria” dhe në vendin e pestë shkolla e Gorresë. Konkursi u zhvillua në shkollën “Kongresi i Lushnjës”.
Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Arta Dhamo e cilësoi të suksesshëm aktivitetin dhe uroi nxënësit e shkollës fituese që do të përfaqësojnë Lushnjën në fazën e tretë të konkursit në nivel kombëtar.
Ëndrrat e mëdha marin formë kur punon më përkushtim u shprehën të emocionuar nxënësit e “Nebi Sefës” të cilët falenderuan mësuesit, prindërit dhe shokët që i kanë mbështetur.
