Ngritja e çmimeve të imputeve bujqësore dhe karburanteve, godet fermerët. Kultivuesit e ullirit po e vuajnë këtë fenomen, pasi aktualisht janë duke kryer shërbimet bazë si plehërimi dhe shërbimet e tjera. Kultura e ullirit zë një peshë të madhe të ekonomive bujqësore ku numri i rrënjëve në prodhim në bashkinë e Divjakës i kalon 450000.

Çmimet e plehrave bazë specifike për kulturën e ullirit dhe vreshtarisë kanë pasuar rritje të ndjeshme, ku variojnë nga 95 deri në 120 mijë lekë të vjetra për kuintal. Shtuar këtu dhe çmimet e larta të karburanteve për punimet mekanike, që e shtojnë ndjeshëm koston për fermerët.

Në kushte të mbijetesës fermerë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit me suvencione për të vazhduar punën në investimet e tyre familjare shumëvjeçare.

Specialistët e bujqësisë, përveç të tjerave rritjen e çmimeve që imputeve dhe karburanteve ia faturojnë rritjes së çmimit në bursën ndërkombëtare të plehrave kimikë.

Aktualisht çmimet e fosforeve 23% rritje , azoti 18 % rritje dhe Potasi 8% krahasuar me një vit më parë.

Një masë ndihme nga ana e shtetit për fermerët mund të ishte heqja e TVSH-së për inputet bujqësore masë e cila ndikon drejtpërdrejtë në uljen e kostove të prodhimit për të gjitha kulturat bujqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds