Politika ka uruar festën e Fiter Bajramit në Myftininë e Lushnjës. Ata kanë uruar mirësi dhe begati në të gjitha familjet shqiptare, me rastin e kësaj feste të rëndësishme në fenë Islame.

Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa e cila u shoqërua nga 2 nënkrytaret Maldrita Bardho, Elida Mezini dhe tre deputetët e PS tha se kjo festë vjen pas një muaji sakrifice për besimtarët myslimanë që kanë agjëruar në këto ditë të bekuara të Ramazanit.

Deputetët socialistë Elton Korreshi, Asfloral Haxhiu dhe Kiduina Zaka gjithashtu uruan besimtarët lushnjarë paqe, shëndet dhe mirësi.

Opozita këtë vit shkoi bashkë me familjet për të uruar Fiter Bajramin tek Myftinia. Kryetari i grupit të opozitës në Këshillin Bashkiak Klement Çela tha se zgjodhi familjen për të përcjellë urimin pasi bekimet e Zotit festohen me familjen.

Myftiu Gramoz Blliku uron edhe njëherë besimtarët myslimanë “Gëzuar Fiter Bajramin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds