Aksidentet vazhdojnë në Lushnjë. Dy mjete janë përplasur në bulevardin e qytetit duke sjellë konfuzion në qarkullimin rrugor. Një mjet tip Volkswagen është përplasur me një mjet tip Mercedez Benz.

Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të dokumentuar ngjarjen ku fatmirësisht ka përfunduar me dëme materiale dhe pa probleme për shëndetin e drejtuesve të mjeteve. Qarkullimi rrugor nga bulevardi kryesor tek rrethrrotullimi i plasmasit vazhdon në qendër dhe më poshtë drejt bulevardit të palmave këto ditë me reshje shiu ka qenë tepër i ngarkuara nga numri i madh i automjeteve në lëvizje. Shkak si gjithmonë në aksidente rrugore përveç qarkullimit të rënduar është dhe shpërqendrimi i drejtuesve të mjeteve.

Në rrugët qytetase aksidentet kanë qenë në të shumtën e rasteve me dëme të vogla materiale, ndërsa nëpër rrugët interurbane ka pasur viktima dhe të lënduar nga aksidentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *