Pashka ortodokse është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Pas orës 00.00 besimtarët ortodoksë lushnjarë kremtuan Pashkët, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit në kishën ortodokse “Shën Gjergji & Shën e Premte”. Festimet e kësaj dite nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma që drejtohej nga At Arkip Koçi e Dhjakon Leonard Dedja dhe më pas me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe “dritë” në zemrat e besimtarëve nuk I munguan kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve të cilat janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re.
Pashka është një festë që mblodhi në kishë së bashku jo vetëm besimtarët ortodoksë, por edhe qytetarë të besimeve të tjera, tha Dhjakon Leonard Dedja.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”zAN1rT2B54s”]