Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit që shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mëngjesin e ditës së sotme besimtarë myslimanë lushnjarë të grupmoshave të ndryshme që falnin namazin të cilin e drejtoi imami Alban Puka mbushën sheshin qendror të qytetit. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 6:30 dhe Myftiu Gramoz Blliku në ligjëratën e tij përcolli urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Besimtarët gjithashtu uruan njëri tjetrin për festën e Fiter Bajramit.

Fitër Bajrami shënon përmbylljen e agjërimit njëmujor dhe lidhet ngushtë me aktin e bamirësisë, pasi besimtarët myslimanë para festës shpërndajnë lëmoshë për të ndihmuar familjet në nevojë, me qëllim që gëzimi i kësaj dite të ndahet nga të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds