Sot, 22 shtator filloi zyrtarisht vaksinimi kundër gripit për qytetarët në bashkinë Lushnjë dhe në të gjithë vendin. Në total janë në dispozicion rreth 280,000 doza, të shpërndara në çdo qendër shëndetësore.

Fundjavën e kaluar u bë shpërndarja e vaksinave të gjitha qendrat shëndetësore të bashkisë Lushnjë dhe Divjakë, tha Sebastjan Davidhi, Kryevaksinator i rrethit. Gjithashtu është bërë dhe trajnimi i personelit. Vaksinën mund ta përdor çdo person nga mosha 6 muaj e më lart. Moshat nga 6 muaj deri në 9 vjeç që e bëjnë për herë të parë vaksinën do t’u aplikohet me dy doza,  4 javë të ndara dhe

Një risi këtë vit është mundësia që çdo qytetar të aplikojë online për vaksinën përmes platformës e-Albania dhe përmes këtij shërbimi, mund të zgjedhin qendrën shëndetësore ku dëshirojnë të marrin shërbimin , pavarësisht nga vendi ku janë regjistruar administrativisht.

ISHP bën të ditur se të gjithë qytetarët përfitojnë nga vaksinimi falas si një nga mënyrat për të parandaluar komplikacionet e gripit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *