Kampionati i minifutbollit për vajzat e shkollave 9-vjeçare publike dhe jopublike të bashkisë Lushnjë organizohet për herë të parë nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe me mbështjen e bashkisë Lushnjë. Kampionati ka tërhequr interesimin e shumë vajzave që do të luajnë me bashkëmoshataret e tyre dhe në të marrin pjesë 8 shkolla 9 vjeçare, “Liri Kazazi”, “Hysen Xheka” Karbunarë, “Iliria”, “Gafurr Muço”, “Skënder Libohova”, Karbunarë e Vogël, “Foto Puka” dhe  “Pasho Kurti” Ngurrëz. 

Vajzat pjesëmarrëse janë entuziaste për ndeshjet që do të zgjasin gjithsej 30 minuta, e ndarë me nga 15 minuta çdo pjesë. Kampionati zgjat 4 ditë dhe ndeshjet do të zhvillohen në kalçeton e xhamisë së qytetit.

Dje u ndeshën shkollat 9 vjeçare “Liri Kazazi” me “Hysen Xhekën” e cila përfundoi me fitoren e shkollës “Liri Kazazi” pas goditjeve të penalltive,me rezultatin 5–4.

Ndeshja mes shkollave “Iliria” dhe “Gafurr Muço”  u fitua nga  “Iliria” me rezultatin 1–0.

Sot u ndeshën vajzat e shkollave “Pasho Kurti” Ngurrëz me  “Foto Pukën”, ku fitoi Ngurrëza 5-2. Në këtë ndeshje Spikati Amelia Bufazi e cila shënoi 5 gola.

Me penallti 3-0 u mbyll ndeshja mes Karbunarë e Vogël  me shkollën “Skënder Libohova”

Nesër luhen gjysmë finalet “Pasho Kurti” Ngurrëz -Karbunarë e Vogël, “Iliria”-Liri Kazazi”.

Futbolli është një sport i dashur në bashkinë e Lushnjës që luhet nga të gjithë dhe zbulon edhe talente vajza në këtë fushë, gjithashtu ndihmon formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *