Turneu Kupa pasardhëse në futboll për moshën U11 organizuar nga Shoqata Kulturore Bektashiane Lushnjë u luajt dje në fushat e kishës katolike. Skuadrat pjesëmarrëse ishin “Arnisa” Lushnjë, “Tomorri” Berat, “Ylberi” Lushnjë, Akademia “Idajet Baze” Dushk, “Frashëri” Fier.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Nuri Çuni dhe deputeti i sapozgjedhur i PS Asfloral  Haxhiu. Turneu përkoi edhe me ditëlindjen e Baba Mondit, Kryegjyshit bektashian.

Ndeshjet e turneut u zhvilluan të gjitha ditën e djeshme. Në finale u ndeshën ekipet “Arnisa” me “Ylberin”. Turneun e fitoi “Arnisa”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds